Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantëve të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2026/2027. Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje të theksuar financiare.
Informata në lidhje me konkursin për aplikim
- Formulari për aplikim online: https://penda-ats.org/apply
- Vlera dhe kohëzgjatja e bursave: 5,000 denarë në muaj (për 9 muaj akademik)
- Afati i fundit për aplikim: 30.09.2026
- Shpallja e rezultateve për fazën e parë të selektimit dhe ftesa për intevista: 5.10.2026
- Datat e intervistave: 16-18.10.2026
Trajnim për përgaditjen e dokumenteve
Si pjesë e procesit të aplikimit, Asociacioni për Edukim “Penda”, do të organizojë edhe një trajnim online për përgaditjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim. Aplikantët të cilët do të ndjekin këtë trajnim do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve.
- Data dhe koha e trajnimit: 10:00-12:00, 1.09.2026
- Linku për trajnimin online: https://meet.google.com/vqg-emos-hqj
- Prezantimi nga trajnimi online mund të gjinden këtu: https://drive.google.com/drive/folders/12uq4pbu5ws1L5kXj8YPtX-VlfSeiMtsn
Pyetjet më të shpeshta
Një përmbledhje e pyetjeve (dhe përgjigjeve përkatëse) të parashtruara më së shpeshti nga aplikantët mund ta gjeni këtu: https://www.penda.org.mk/sq/pyetjet-me-te-shpeshta-faq/
Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni në: contact@penda.org.mk.
