Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2023/2024

Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantëve të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2023/2024. Këtë vit asociacioni do të ndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 5,000 denarë në muaj (për 9 muaj akademik). Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare.

Aplikimi duhet të dorëzohet më së voni deri më 16.09.2023 nëpërmjet të formularit në vijim: https://forms.gle/doRgvMgjn4ZZ84dv9

Pasi aplikimi juaj kalon fazën e parë të selektimit, do të ftoheni në intervistë e cila do të mbahet me datat 13-15.10.2023.


Si pjesë e procesit të aplikimit, këtë vit Asociacioni për Edukim “Penda”, do të organizojë edhe një trajnim online për përgaditjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim. Aplikantët të cilët do të ndjekin këtë trajnim do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve. Trajnimi do të mbahet me 02.09.2023 (ora 10:00-12:00). Linku për trajnimin online është: meet.google.com/bdk-mznv-ctx.

AZHURIM: Prezantimi nga trajnimi online mund të gjinden këtu: https://drive.google.com/drive/folders/12uq4pbu5ws1L5kXj8YPtX-VlfSeiMtsn?usp=sharing


Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni tek adresa: contact@penda.org.mk.

Bordi Drejtues i Asociacionit për Edukim Penda