Bashkangjituni

Si kompani

Në qoftë se ndani të njëtin vizion me ne dhe dëshironi që të kontribuoni në kauzën tonë, të gjithë jeni të mirëseardhur tek PENDA!

Në qoftë se përfaqësoni person juridik dhe dëshironi që të kontribuoni tek PENDA, atëherë mund të ndihmoni si në vijim:

  • Donacione: Donacionet e jashtme të grumbulluara nga kompanitë përfshijnë pjesën më të madhe të fondeve tona. Këto fonde ndahen si bursa për studentët të cilët aplikojnë në organizatën tonë.
    Përfitimet legale:
  • Punë studentore: Në qoftë se keni pozita të lira për vendet e punës të cilat mund të plotësohen nga ana e studentëve, ne mund të ju ndihmojmë që t’i plotësoni këto pozita duke ju gjetur studentë kulaifikimi i të cilëve korespondon me nevojat e ofertës suaj për punë.

Si individë

Si individë, ju mund të kontribuoni në njërën ose më tepër nga mënyrat e mëposhtme:

  • Donacione: Si organizatë jo qeveritare pjesa më e madhe e fondeve tona është e siguruar nga donacionet e jashtme. Këto fonde ndahen si bursa për studentët të cilët aplikojnë në organizatën tonë. Në qoftë se dëshironi të kontribuoni në kauzën tonë, ju lutemi që të dononi.
  • Anëtarësim: Forca shtytëse kryesore e PENDA-s janë anëtarët aktiv të saj. Anëtarësimi në PENDA është në vlerë të një pagese simbolike prej 100 në vit. Fondet e grumbulluara nga donacionet e anëtarëve u ndahen aplikantëve tanë si bursë studentore, ndërsa një pjesë e vogël e fondeve shfrytëzohet për shpenzimet operative të organizatës.
  • Përkrahës dhe vullnetarë: Përveç kontributit financiar, PENDA mbështetet në një rrjet të fuqishëm të njerëzve. Për ta zhvilluar këtë rrjet dhe për t’i përforcuar lidhjet tona më tej, ne duhet që të njëjtin ta përhapim, dhe të tërheqim sa më shumë vëmendje, prandaj, ftoni më shumë njerëz për t’u bashkangjitur në rradhët tona dhe ta mbështesin kauzën tonë. Përveç kësaj, në qoftë se mendoni se keni aftësi të cilat do të na kishin ndihmuar në funksionimin e përditshëm të organizatës, na kontaktoni.
  • Mentorim: Ju mund të kyçeni në programin tonë për mentorim, pa marrë parasysh nëse jeni apo jo anëtar i PENDA-s. Në qoftë se fusha e studimit të aplikantëve tanë korespondon me kualifikimin tuaj, nëpërmjet të progamit për mentorim ju mund të jeni një udhërëfyes për studentin gjatë studimeve të tij. Ky udhërëfim përfshin sugjerime dhe diskutime konstruktive, si dhe përkrahje për te gjetur Univerzitete, programe studimore ose bursa të përshtatshme për to.

Në qoftë se ndonjëri nga rolet e shënuara më lartë nuk është i përshtatshëm për ju, dhe ju keni ide të tjera se si mund të kontribuoni, na kontaktonicontact@penda.org.mk.