Rreth nesh
Ne, tek PENDA, besojmë në fuqinë e edukimit!
PENDA përbëhet nga një grup i vogël profesionistësh të rinj të cilët kanë për qëllim të ofrojnë një platformë për njerëzit të cilët dëshirojnë të kontribuojnë në edukimin e studentëve të rinj dhe të talentuar.
Kohë pas kohe, secili nga ne has në iniciativa të dedikuara për mbështjetjen e ndonjë kauze që na intereson. Shpesh herë këto iniciativa ngelen të kufizuara si iniciativa individuale ose e një grupi të vogël njerëzish. Si rrjedhojë e kësaj, ndikohet suksesi i iniciativës në fjalë. Megjithatë, mundësitë për suksesin e iniciativave të këtilla mund të shumëfishohen në qoftë se ato mbështeten nga më tepër persona dhe realizohen në mënyrë të organizuar.
Me PENDA-n ne përfaqësojmë një organizatë joqeveritare e cila do të funksionojë nën premisat e transparencës dhe besueshmërisë së plotë. Ne dëshirojmë që të bëhemi një mjet i dobishëm në shërbim të njerëzve të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë në edukim dhe arsim. Qëllimi ynë është që të sigurojmë bursa për studentët e suksesshëm, por jo vetëm kaq, duke marrë parasysh përvojën tonë shumëvjeçare, studentëve do t’u sigurojmë udhërëfim dhe mentorim gjatë udhëtimit të tyre drejtë edukimit.
Misioni ynë është që të përkhrahim gjeneratat e ardhëshme të profesionistëve të cilët do të kontribuojnë në rrethin e tyre. Në këtë mënyrë, ne duam të vendosim një sistem afatgjatë i cili do të mbështet këtë kauzë vite me rradhë.
Në qoftë se ndani të njëjtin vizion me ne, jeni te mirëseardhur dhe bashkangjituni me ne!
Kush jemi ne

Vigjilenca Abazi

Elmedina Abdullahi

Florent Musai
Inxhinier Softuerik ne SAP SE Gjermani. Diplome nga Inxhinieria elektrike dhe Teknologjia e informacionit prej Universitetit Teknik te Vjenës

Fisnik Musai

Sami Mehmeti
Profesor i asocuar ne Fakultetin juridik të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë. Ka doktoruar në lëminë e historisë të së drejtës në Fakultetin juridik të Universitetit të Shkupit.

Blerta Ahmedi Arifi
Docente e të drejtës penale dhe sigurisë në Fakultetin juridik në Universitetin e Evropes Juglindore.

Besian Mehmeti

Mennan Selimi
Profesor Inordinar dhe hulumtues ne UEJL. Postdoc ne @ University of
Cambridge. Studimet Doktorale ne Distributed Computing nga UPC
BarcelonaTech dhe IST Lisbon.

Hana Musai

Burim Ramadani
Kreu i zyrës për menaxhim të programeve / projekteve tek Magna Electronics.