Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantëve të shkollave të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2022/2023. Këtë vit asociacioni do të ndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 5,000 denarë në muaj (për 9 muaj akademik). Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare. Aplikimi i plotë duhet të përmbajë këta dokumente:
- Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it.
- Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe).
- Dy letra rekomandimi nga dy mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe).
- Për studentët: kopje elektronike e transkriptës (në qoftë se ekziston sistem elektronik për të gjeneruar transkriptën, në të kundërtën kopje të skenuar të indexit);
Për maturantët: kopje të skenuar të dëftesës ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare. - Vërtetim për punësim dhe të ardhurat e prindërve të kandidat-es/it.
- Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it.
Aplikimi duhet të dorëzohet më së voni deri më 16.09.2022 nëpërmjet të formularit në vijim: https://forms.gle/74cW2NUvsSjCRh8T6
Si pjesë e procesit të aplikimit, këtë vit Asociacioni për Edukim “Penda”, do të organizojë edhe një trajnim online për përgaditjen e dokumenteve të nevojshme për aplikim. Aplikantët të cilët do të ndjekin këtë trajnim do të kenë përparësi gjatë procesit të shqyrtimit të aplikimeve. Trajnimi do të mbahet me 03.09.2022 (ora 10:00-12:00). Linku për trajnimin online është: https://meet.google.com/uth-surn-nas.
AZHURIM: Prezantimi nga trajnimi online mund të gjinden këtu: shkarkoni prezantimin.
Pasi aplikimi juaj kalon fazën e parë të selektimit, do të ftoheni në intervistë e cila do të mbahet me datë 07-09.10.2022.
Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni tek adresa: contact@penda.org.mk.
Bordi Drejtues i Asociacionit për Edukim Penda