Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2019/2020

Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë dhe maturantëve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2019/2020. Këtë vit asociacioni do të shpërndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 450 EUR. Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm që kanë nevojë për mbështetje financiare.   Një aplikim i plotë duhet të përmbajë këta dokumente:

  1. Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it
  2. Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe)
  3. Letër rekomandimi prej një mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe)
  4. Transkripta apo dëftesa zyrtare e kandidat-es/it ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare
  5. Dokument zyrtar që vërteton nevojen për mbështetje financiare
  6. Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it

Aplikimi duhet te kryhet më se voni deri më 31 gusht 2019 nëpermjet ueb faqes së Penda-së në: https://www.penda.org.mk/apply.

Pasi aplikimi juaj kalon fazën e parë të selektimit, aplikanti do të ftohet në intervistë e cila do të mbahet më datë 16 shtator 2019.

Për pyetje shtesë mund te shkruani tek adresa: contact@penda.org.mk.

Bordi Drejtues i Asociacionit për Edukim Penda
Tetovë, Korrik 2019