Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë (bachelor dhe master) dhe maturantëve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2020/2021. Këtë vit asociacioni do të shpërndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 450 EUR. Bursat do t’u jepen studentëve të suksesshëm universitarë që kanë nevojë për mbështetje financiare. Aplikimi i plotë duhet të përmbajë këta dokumente:

  1. Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it.
  2. Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe).
  3. Letër rekomandimi prej një mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe).
  4. Për studentët: kopje elektronike e transkriptës (në qoftë se ekziston sistem elektronik për të gjeneruar transkriptën, në të kundërtën kopje të skenuar të indexit);
    Për maturantët: kopje të skenuar të dëftesës ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare.
  5. Vërtetim për punësim dhe të ardhurat e prindërve të kandidat-es/it.
  6. Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it.

Aplikimi duhet të kryhet më së voni deri më 31 Gusht 2020 nëpërmjet të formularit në vijim: Apliko.

Pasi aplikimi juaj kalon fazën e parë të selektimit, aplikanti do të ftohet në intervistë e cila do të mbahet më datë 16 Shtator 2020.

Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni tek adresa: contact@penda.org.mk.

Bordi Drejtues i Asociacionit për Edukim Penda
Tetovë, Korrik 2020

Menu