Më 14 tetor 2020, Asociacioni për Edukim “Penda” realizoi takimin e parë me bursistët e vitit akademik 2020/2021.

Më 14 tetor 2020, Asociacioni për Edukim “Penda” realizoi takimin e parë me bursistët e vitit akademik 2020/2021.

Në këtë takim ne patëm mundësi të njohim nga më afër bursistët tanë, të dëgjojmë zërin e tyre, dëshirat e tyre, si dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.

Në kuadër të programit për mentorim ne u dakorduam të organizojmë trajnime dhe punëtori që do të kontribuojnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.

Përveç suksesit akademik të bursistëve tanë, entuziazmi, optimizmi dhe pozitiviteti i tyre na motivon për punën tonë vullnetare dhe arsyeton përkrahjen që marrim nga donatorët!

Takimi i parë me bursistët e vitit akademik 2020/2021.
Takimi i parë me bursistët e vitit akademik 2020/2021.