Të nderuar donatorë dhe dashamirë të Asociacionit Penda,
Me kënaqësi ju informojmë se gjatë vitit 2024 kemi arritur të grumbullojmë 14.099,63 EUR, falë mbështetjes së donatorëve tanë, dhe së bashku kemi siguruar bursa vjetore për 21 studentë të shkëlqyeshëm për vitin akademik 2024/2025.
Në frymën e transparencës dhe besimit të ndërsjellë, në këtë postim bashkangjesim Raporti Vjetor 2024 që është një prezantim përmbledhës që në pika të shkurtra pasqyron aktivitetet dhe arritjet tona gjatë vitit 2024, si dhe pasqyrën financiare të organizatës.
Në emrin tonë dhe në emër të të gjithë bursistëve të Pendës, ju falënderojmë përzemërsisht për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme në misionin tonë fisnik për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.
Lista e donatorëve për vitin 2024:
Admir Huseini
Agon Bexheti
Agon Memedi
Agron Bexheti
Apteka Medika
Besarta Veseli
Blerta Ahmedi
Blerim Emruli
Burim Alili
Burim Ramadani
Driton Kurteshi
Elmedina Abdullahi
Erlin Agic
Fisnik Musai
Florent Musai
Floreta Hasani
Fortesa Asani
Hana Musai
Ilmi Ramadani
Krenar Osmani
Mennan Selimi
Mensur Shaqiri
Mentar Mahmudi
Merita Maksuti
Mesut Dukagjini
Nevin Mahmudi
Nurane Kuqi
Ozan Bekiri
Pranvera Rexhep
Rakib Amdiu
Sait Ramadani
Sami Mehmeti
Tina Leka
Valdrina Selimi
Vlera Bexheti
Zamira Abazi
Përveç donatorëve të përmendur më sipër, falënderojmë edhe të gjithë ata kontribues që kanë zgjedhur të mbeten anonimë.
Ju faleminderit për mundësitë që krijoni për bursistët tanë dhe për kontributin tuaj të çmuar në arsim!
Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni në: contact@penda.org.mk.
Sinqerisht,
Asociacioni për Edukim “Penda”
