Konkurs për ndarjen e bursave për vitin akademik 2018/2019

Asociacioni për Edukim Penda bën thirrje studentëve universitarë dhe maturantëve të shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë të aplikojnë në konkursin e bursave për vitin akademik 2018/19.
Këtë vit asociacioni do të shpërndajë një numër të caktuar bursash në vlerë prej 450 EUR. Bursat do u jepen studentëve të suksesshëm që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Një aplikim i plotë duhet të përmbajë këta dokumente:
  1. Formular i plotësuar me të dhënat e kandidat-es/it
  2. Letër motivimi / Deklaratë personale që arsyeton nevojën e kandidat-es/it për bursë (max: 1 faqe)
  3. Letër rekomandimi prej një mësimdhënësi ose punëdhënësi që e njeh kandidat-en/in (max: 1 faqe)
  4. Transkripta apo dëftesa zyrtare e kandidat-es/it ku mund të shihen notat e lëndëve dhe nota mesatare
  5. Dokument zyrtar që vërteton nevojen për mbështetje financiare
  6. Dokumente tjera shtesë që mbështesin aplikimin e kandidat-es/it
Aplikimi duhet te kryhet nëpermjet ueb faqes së Penda-së në: https://www.penda.org.mk/apply

Dokumentet e bashkangjitura duhet të jenë në PDF dhe të dërgohen në email adresën: apply@penda.org.mk, më se voni deri më 15 shtator 2018. Për pyetje shtesë mund te shkruani tek adresa: contact@penda.org.mk.

Bordi Drejtues i Asociacionit për Edukim Penda
Tetovë, shtator 2018