Raporti vjetor për 2022

Të nderuar anëtarë, donatorë dhe mbështetës të Asociacionit “Penda”,

Falë zemërgjërësisë suaj në vitin 2022 grumbulluam mbi 17,600 EUR, me anë të së cilave bashkë siguruam bursa vjetore për 23 studentë të shkëlqyeshëm që kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë.

Në frymën e transparencës dhe mirëbesimit, në vijim kemi  bashkangjitur një prezantim i cili në pika të shkurta përmbledh aktivitetet dhe të ariturat tona gjatë vitit 2022, si dhe jep një pasqyrë të gjendjes financiare të organizatës.

Ju faleminderit për bujarinë dhe për mundësinë që krijoni për bursistët tanë!

Sinqerisht,

Asociacioni për Edukim “Penda”

Prezantimi: Thank You Slides_2022_AL
Raporti zyrtar: Penda – Raporti financiar 2022 – Shqip