Emërtohet bordi i ri i Pendës!
Më 11 maj 2021 Asociacioni për Edukim “Penda”, mbajti mbledhjen e parë të bordit për vitin 2021. Sipas rezultatit të zgjedhjeve për anëtarë të bordit për mandatin 2021-2025 të organizauara në nëntor 2020, anëtarësia e Pendës si anëtarë te bordit ka zgjedhur:
Besian Mehmeti, Fisnik Musai, Sami Mehmeti, Mennan Selimi, Mentar Mahmudi, Blerta Ahmedi Arifi, Hana Musai, Elmedina Abdulahi, Agon Memedi, Vigjilenca Abazi, Burim Ramadani, dhe Florent Musai.
Gjithashtu, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve Mentar Mahmudi dhe Agon Memedi janë emëruar si kryetar dhe nënkrytar të Pendës.
Bordi i ri do të menaxhojë me Pendën me afat ketërvjeçar, ku prioritet do të jetë rritja e mëtutjeshme dhe e qëndrueshme e organizatës.
Ashtu si deri më tani, Penda do të vazhdojë të angazhohet për ndryshime pozitive në shoqëri në përputhshmëri me vlerat kryesore të besueshmërisë dhe transparencës së plotë.