Penda organizoi eventin e parë bamirës

Më 7 Qershor 2019, e Premte, Asociacioni për Edukim Penda organizoi event bamirës me qëllim për të grumbulluar fonde që do të shfrytezohen si bursa për studentë të suksesshëm.
Në këtë event morrën pjesë shumë individë të cilët përkrahën asociacionin tonë dhe në të njejtën kohe u njoftuan për së afërmi me aktivitetet tona deri më tani.

Gjatë këtij eventi ne ndamë mirënjohje për mësues të arsimit fillor dhe të mesëm të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit, kulturës dhe sportit në trojet tona. Gjithashtu, mirënjohje u ndanë edhe për bursistët e gjeneratës së parë të Asociocionit Penda.

Ne duam të falenderojmë të gjithë ata të cilët morrën pjesë dhe kontribuan në këtë event të parë bamirës të organizuar nga Penda. Një faleminderim të vecantë për artistët Bilgaip Koçista, Nevzat Kica and Nehat Beqiri të cilët dhuruan pikturat e tyre për ankandin e zhvilluar në fund te eventit. Fondet e mbledhura nga shitja e pikturave do të shrytëzohen si bursa për bursistet e ardhshëm të Asociacionit Penda.

Ne shpresojmë të organizojmë evente të kësaj natyre edhe në të ardhmen, me qëllim për të informuar publikun e gjërë në lidhje me aktivitetet tona. Qëllimi ynë kryesor është që të ndihmojmë zhvillimin e arsimit, artit dhe shkencës në shoqërinë tonë.

Fotografi nga eventi mund te gjenden ne faqen tone ne Facebook