Raporti vjetor për 2020

Të nderuar anëtarë, donatorë dhe mbështetës të Asociacionit “Penda”,

Falë zemërgjërësisë suaj në vitin 2020 grumbulluam mbi €12,446, me anë të së cilave bashkë siguruam bursa vjetore për 20 studentë të shkëlqyeshëm që kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë.

Në frymën e transparencës dhe mirëbesimit, në vijim kemi  bashkangjitur fotografi nga një prezantim i cili në pika të shkurta përmbledh aktivitetet dhe të ariturat tona gjatë vitit 2020, si dhe jep një pasqyrë të gjendjes financiare të organizatës.

Ju faleminderit për bujarinë dhe për mundësinë që krijoni për bursistët tanë!

Sinqerisht,

Asociacioni për Edukim “Penda”