Raporti vjetor për 2021

Të nderuar anëtarë, donatorë dhe mbështetës të Asociacionit “Penda”,

Falë zemërgjërësisë suaj në vitin 2021 grumbulluam mbi €11,900, me anë të së cilave bashkë siguruam bursa vjetore për 17 studentë të shkëlqyeshëm që kanë nevojë për mbështetjen e shoqërisë.

Në frymën e transparencës dhe mirëbesimit, në vijim kemi  bashkangjitur fotografi nga një prezantim i cili në pika të shkurta përmbledh aktivitetet dhe të ariturat tona gjatë vitit 2021, si dhe jep një pasqyrë të gjendjes financiare të organizatës.

Ju faleminderit për bujarinë dhe për mundësinë që krijoni për bursistët tanë!

Sinqerisht,

Asociacioni për Edukim “Penda”

Lidhëse për raporting vjetor