Raporti Vjetor 2025

Të nderuar donatorë dhe dashamirë të Asociacionit Penda,

Me kënaqësi ju informojmë se gjatë vitit 2025 kemi arritur të grumbullojmë 22.453,60 EUR, falë mbështetjes së donatorëve tanë, dhe së bashku kemi siguruar bursa vjetore për 21 studentë të shkëlqyeshëm për vitin akademik 2024/2025. 

Në frymën e transparencës dhe besimit të ndërsjellë, në këtë postim bashkangjesim Raporti Vjetor 2025 që është një prezantim përmbledhës që në pika të shkurtra pasqyron aktivitetet dhe arritjet tona gjatë vitit 2025, si dhe pasqyrën financiare të organizatës. 

Në emrin tonë dhe në emër të të gjithë bursistëve të Pendës, ju falënderojmë përzemërsisht për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme në misionin tonë fisnik për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

Ju faleminderit për mundësitë që krijoni për bursistët tanë dhe për kontributin tuaj të çmuar në arsim! 

Për pyetje shtesë mund të na kontaktoni në: contact@penda.org.mk.

Sinqerisht,
Asociacioni për Edukim “Penda”