Asociacioni për Edukum “Penda” ndau çmime për nxënësit më të suksesshëm në olimpiadën e XXIV mbarëkombëtare të matematikës të organizuar më 17-19 Maj 2019 në Klinë të Kosovës.
Elmedina Abdulahi, si anëtare e bordit të Penda-s, i dorëzoi çertifikatat për fituesit e çmimeve, të cilët sipas rangimit në gara u shpërblyen me çek në kundërvlëre prej 5000, 4000 dhe 3000 denarë.
Ky akt i Pendës u prit me shumë entuziazëm nga nxënësit dhe organizatorët e olimpiadës.
Penda u dëshiron suksese të gjithë nxënësve pjesëmarrës në olimpiadën mbarëkombetëre të matematikës, dhe i inkurajon ata të vazhdojnë me punën e tyre të shkëlqyeshme.
Njëherit, i falenderojmë përzemërsisht organizatorët e këtyre olimpiadave, në krye me Revista PLUS, të cilët për më tepër se dy dekada kanë kontribuar në kultivimin dhe zhvillimin e talentëve të matematikës në trojet Shqiptare.
Lista e plotë e nxënësve fitues është si në vijim:
Klasa IX:
Viol Guda
Sabrina Alushi
Tedi Kallco
Nijada Kacmolli
Klasa VIII:
Lum Jerliu
Sahra Jahiji
Shpetim Demiri
Klasa VII:
Erina Collaku
Irian Kulici
Lend Kalemasi
Arkivi i njoftimeve
- Shkurt 2021 (1)
- Janar 2021 (1)
- Tetor 2020 (2)
- Shtator 2020 (3)
- Korrik 2020 (1)
- Janar 2020 (1)
- Korrik 2019 (1)
- Qershor 2019 (1)
- Maj 2019 (1)
- Shtator 2018 (1)
- Dhjetor 2017 (1)
- Qershor 2017 (1)
- Mars 2017 (1)
- Dhjetor 2016 (1)
Kategoritë e njoftimeve
- Announcements (17)
- Scholarships (5)